Zaev: Qytetarët do të vendosin për të ardhmen e tyre në referendum - Bota Sot
Zaev: Qytetarët do të vendosin për të ardhmen e tyre në referendum

Maqedonia

Zaev: Qytetarët do të vendosin për të ardhmen e tyre në referendum

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 19:37
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev u takua me ndihmës Sekretarin Shtetëror të ShBA-ve për Çështje Evropiane dhe euro-aziatike, Wess Mitchell.

Ai në fillim ceku se ndihmës Sekretari Shtetëror i ShBA-ve Wess Mitchell erdh në mars të këtij viti, ku kryeministri Zaev e ka njoftuar për hapat që Maqedonia do t’i ndërmarr për të zgjidhur të gjithë pengesat që ekzistonin në rrugën e Maqedonisë drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

“Që atëherë, suksesshëm zgjodhëm disa çështje të rëndësishme, posaçërisht arritja e marrëveshjes me Greqinë. Edhe atëherë, sikur tani, vizita e tij është inkurajim i fuqishëm për ne dhe për qytetarët e vendit tonë, për hapin tonë ardhshëm historik, dhe kjo është referendum i suksesshëm. Referendum ku ashtu sikur premtuam, qytetarët do të vendosin për të ardhmen e tyre. Ky është vendim historik, dhe secili vendim i madh është rezultat i kompromisit të madh, por në rastin tonë kompromisi është një hap para. Hap që do të na mundësojë anëtarësim në BE dhe NATO me të gjitha përfitimet që vinë”, tha Zaev.

Sipas kryeministrit Zaev, referendumi është mundësi për arritjen e qëllimeve strategjike të Maqedonisë, duke shprehur bindjen se përqindje e madhe e qytetarëve më 30 shtatorit do të vendosin që Maqedonia të jetë anëtare në BE dhe NATO.

Ai ju bëj thirrje liderëve që t’ju bëjnë thirrje që qytetarët të dalin të votojnë në referendum duke përfshirë edhe opozitën maqedonase OBRM-PDUKM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...