Ali Ahmeti: Nuk ka Evropë të sigurt, pa një Ballkan të qetë - Bota Sot
Ali Ahmeti: Nuk ka Evropë të sigurt, pa një Ballkan të qetë

Maqedonia

E hënë, 22 tetor 2018

Ali Ahmeti: Nuk ka Evropë të sigurt, pa një Ballkan të qetë

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 19:13
Ali Ahmeti

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti bëri të ditur se 30 shtatori është një moment historik që i bashkon të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë.

“Të gjithë e duan paqen, dhe më 30 shtator votohet për paqe, të gjithë e duan ardhmërinë dhe më 30 shtator votohet për ardhmërinë, të gjithë e duan stabilitetin prandaj më 30 shtator duhet votuar për stabilitetin, jo vetëm këtu tek ne, por edhe në rajon. Nuk ka një Evropë të sigurt pa një Ballkan të qetë. Paqja dhe stabilitet votohen me 30 shtator si dhe ardhmëria. Andaj duhet të gjithë të komunikoni me bashkëqytetarët të të gjitha komuniteteve që të mos hezitojnë, ngurojnë por me 30 shtator të votojnë për Maqedoninë Evropiane”, u shprehë kryetari i BDI-së, Ahmeti.

Në kuadër të aktiviteteve informuese për referendumin që do të mbahet më 30 shtator në qytetin e Strugës së bashku me kryetarin e BDI-së, qëndruan deputeti Agim Shaqiri dhe zëvendësministri i shëndetësisë, Asim Musa.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test