Çedomir Jovanoviq: Marrëveshja në mes Shkupit dhe Athinës ka ndryshuar klimën në tërë rajonin - Bota Sot
Çedomir Jovanoviq: Marrëveshja në mes Shkupit dhe Athinës ka ndryshuar klimën në tërë rajonin

Maqedonia

E hënë, 15 tetor 2018

Çedomir Jovanoviq: Marrëveshja në mes Shkupit dhe Athinës ka ndryshuar klimën në tërë rajonin

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 16:36
Çedomir Jovanoviq

Marrëveshja në mes Maqedonisë dhe Greqisë ndikon edhe në atmosferën në të cilën po udhëhiqen bisedimet në mes Beogradit dhe Prishtinës. Tani rrethanat janë më ndryshe dhe ndryshon klimën në tërë rajonin, deklaroi për AIM, kryetari i Partisë Liberale të Serbisë, Çedomir Jovanoviq.

“Me marrëveshjen në mes Shkupit dhe Athinës është zgjidhur një problem i madh. Në lidhje me atë se sa kjo ndikon në bisedimet në mes Beogradit dhe Prishtinës, nuk mund të them se situata është e relaksuar, por shumë lehtë është të bisedosh kur ke afër Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev, të cilët janë shok bashkëpunëtor të gatshëm të ndihmojnë nëse ka nevojë”, vlerësoi Jovanoviq.

Sipas tij, klima në të gjithë rajonin është ndryshuar, ndërsa kjo erdhi në shprehje, pas “anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, marrëveshjes në mes Athinës dhe Shkupit, referendumit tuaj çka është shumë e rëndësishme për vendin, pastaj anëtarësimit në NATO dhe marrëveshjes që do të arrihet në mes Beogradit dhe Prishtinës”.

“Këto janë procese dhe vendime historike që kanë rëndësi historike. Një një masë të madhe po i ngushtohet hapësira politikës sipas të cilës rajoni është quajtur “vend baruti”, shtoi Jovanoviq.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test