Referendumi në Maqedoni, si do të votojnë shqiptarët? - Bota Sot
Referendumi në Maqedoni, si do të votojnë shqiptarët?

Maqedonia

E diel, 21 tetor 2018

Referendumi në Maqedoni, si do të votojnë shqiptarët?

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 23 shtator 2018 Në ora: 20:39
Shqiptaret

Ka mbetur edhe një javë para mbajtjes së referendumit në Maqedoni, ndërsa thirrjet për të dalë në votim janë të shumta, sidomos nga ndërkombëtarët.

Një numër i madh i shqiptarëve do të dalë në votim, thonë analistët politikë shqiptarë në Maqedoni, pasi sipas tyre, shqiptarët shpresojnë që pas 30 shtatorit do të hyjë Maqedonia në NATO dhe do të stabilizohet gjendja atje.

Referendumi ku do të mund të votohet për apo kundër marrëveshjes Maqedoni- Greqi për çështjen e emrit, do të mbahet më 30 shtator, ndërkaq fushatat që i bëjnë thirrje qytetarëve të ndryshëm për votim në referendum kanë filluar qysh moti.

Në kuadër të fushatës “Dil për Maqedoni Evropiane”, koordinatori kombëtar për NATO, Stevo Pendarovski ka thënë se pas votimit “për” në referendum, Maqedonia do të hyjë në NATO për një vit dhe kjo sipas tij, do të thotë më shumë siguri dhe garantim i integritetit territorial të Maqedonisë.

“Ne kemi datë për fillim të bisedimeve në qershor të vitit 2019. Nëse e realizojmë këtë marrëveshje garancitë nga Brukseli janë se do të fillojmë bisedime në qershor të vitit të ardhshëm. Që do të thotë hapjen e perspektivave për të rinjt, por edhe për kategoritë e rritura. Nuk ekziston asnjë shtet në Evropë ku është zhvilluar, dhe nuk ka qenë pjesë e BE-së dhe posaçërisht ish-shtet komuniste. Të gjithë atyre ju ndihmoi BE-ja dhe NATO-ja të stabilizohen dhe të zhvillojnë ekonominë”, ka thënë Pendarovski.

Analistët politikë shqiptarë në Maqedoni kanë thënë për “Bota sot”, se shqiptarët do të dalin në numër masiv.

Gjendja e rëndë ekonomike në Maqedoni, është shkasë shtesë që shqiptarët të dalin në votim, shprehet analisti politik Xhenur Iseni.

Image
Xhenur Iseni

“Absolutisht se shqiptarët do të dalin në numër masovik në referendum për t'i dhënë mbështetje marrëveshjes me Greqinë, e sidomos aleancës së NATO-s. Gjendja e rëndë ekonomike që po mbizotëron në Maqedoni do të jetë një shkas shtesë se shqiptarët do të dalin më 30 shtator duke shpresuar se me hyrjen në NATO, do të rriten investimet evropiane në Maqedoni dhe do të stabilizohej gjendja sociale në shoqëri dhe kështu nuk do të ishte nevoja që të shtegtojmë në Evropë, por të mirat e Evropës më 30 shtator do t’i shtektojmë në Maqedoni”, thotë Iseni.

Presidenti i Maqedonisë, George Ivanov, ka ripërsëritur se nuk do të dalë të votojë më 30 shtator, ndërsa nëse në referendum arrihet pragu prej 50 për qind, plus një votues i trupit elektoral, sipas ekspertëve, do ta detyrojë edhe VMRO-në të votojë pro ndryshimeve kushtetuese që janë pjesë e marrëveshjes me Greqinë për çështjen e emrit.

Analisti politik Xhenur Iseni, shprehet optimist në kalimin e referendumit.

“Qytetarët në përgjithësi tanimë kanë qëndrim personal për marrëveshjen me Greqinë dhe nuk dyshoj aspak se referendumi do të kalojë”, përfundon Iseni.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test