Vajgl: Thirrja e Ivanovit për bojkot është e papranueshme

Maqedonia

Vajgl: Thirrja e Ivanovit për bojkot është e papranueshme

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 18:40
Ivo Vajgl

“Vendimi i Kryetarit Gjorgje Ivanov të bojkotojë referendumin është e papranueshme, ndërsa Bashkimi Evropian dënon deklaratën e tij, thotë raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Ivo Vajgl.

Ai për Faktor thotë se qytetarët e Maqedonisë gjinden para vendimit historik rezultati i të cilit duhet të hapin rrugën e vendit për hyrje në NATO dhe fillim të procesit negociues në BE.

“Unë mendoj se populli në Maqedoni vendos për të ardhmen e tyre. AI votim nuk është vetëm për çështjen që ka të bëjë me Greqinë, por kjo çështje definon të ardhmen euroatlantike të vendit. Ky është moment historik dhe mundësi unike Maqedonia të përafrohet drejt pjesës më të përparuar në Evropë, dhe kjo është BE-ja. Nga ana tjetër vendi do të sigurojë edhe sigurinë në NATO. Këto dy integrime janë të shumë të nevojshme për qytetarët dhe për këtë shkak ata duhet ta përkrahin votimin dhe të votojnë në referendum”, thotë Vajgl.

Në pyetjen se si i vlerëson thirrjet për bojkotim dhe partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM ju bëri thirrje qytetarëve të sjellin vendim vet, ai tha se “OBRM-PDUKM-ja jep deklarata kontraverze që nuk të çojnë drejt asgjësë. Ivanov edhe në të kaluarën bënte hapa të cilat Brukseli i dënoi. Nuk është e jona të vlerësojmë, por qëndrimi i tij nuk i pengon Maqedonisë”.

Ai shtoi se nëse referendumi nuk është i suksesshëm do të jetë hap i keq dhe mesazh i keq që do të arrijë në Bruksel dhe se mundësi të dytë nuk do të ketë për gjat kohë.

Sipas Vajgl nuk ishte e lehtë të fitohet përkrahja për zgjerim, dhe edhe më rëndë t’i detyrojnë Bullgarinë dhe Greqinë të përkrahin Maqedoninë për hyrje në NATO dhe BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat