“MOST”: 94.2 për qind kanë votuar “për”, ndërsa 5.8 “kundër” - Bota Sot
“MOST”: 94.2 për qind kanë votuar “për”, ndërsa 5.8 “kundër”

Maqedonia

“MOST”: 94.2 për qind kanë votuar “për”, ndërsa 5.8 “kundër”

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 08:21
“MOST”

Sipas rezultateve nga “MOST”, nga dalja e votuesve në referendum është 36.6 për qind. Nga votat e numëruar, 94.2 për qind kanë votuar “për”, ndërsa 5.8 për qind kanë votuar “kundër”, njoftojnë nga Asociacioni Qytetar në konferencë për shtyp, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“MOST” ka ndjekur votimin e djeshëm me më shumë se 1.500 vëzhgues. Në 1.160 vendvotime, të zgjedhur sipas shembullit të ngjarjeve dhe përbërjes, kanë qenë të shpërndarë po aq vëzhgues, me çka është mbuluar 33 për qind nga numri i përgjithshëm i vendvotimeve në vend.

“Gjatë ditës në linjë telefonike pa pagesë 0800 080 080 shpesh janë lajmëruar se nuk mund të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar me çka nuk kanë qenë të regjistruar në Listën Zgjedhore”, thonë nga “MOST”.

Nga “MOST” thonë se vlerësimin për procesin e votimit në referendum do ta thonë sot në një konferencë për shtyp. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat