Vuçiq për referendumin në Maqedoni: Bota nënvlerëson popujt e Ballkanit - Bota Sot
Vuçiq për referendumin në Maqedoni: Bota nënvlerëson popujt e Ballkanit

Maqedonia

Vuçiq për referendumin në Maqedoni: Bota nënvlerëson popujt e Ballkanit

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 18:12
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, sot në Moskë në lidhje me referendumin në Maqedoni, tha se nuk dëshiron të përzihet në punët e brendshme të asnjë shteti, por theksoi se Evropa duhet të jetë e përgatitur.

“Nuk është puna ime të përzihen në punët e brendshme të një vendi të pavarur. Frikësohem dhe mendoj se disa nga njerëzit botëror nuk na vlerësojnë neve popujve të Ballkanit dhe mendojnë se munden gjithçka. Mendojnë: do ta shohim me popullin, pastaj nëse nuk mundemi me popullin, do ta provojmë me presion ndaj deputetëve. Nëse nuk mundemi edhe atë, atëherë nuk është e rëndësishme”, tha Vuçiq.

Vuçiq shtoi se e respekton marrëveshjen e nënshkruar mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Ai kërkoi nga Evropa dhe bota të tregojë respekt për popujt e vegjël dhe vlerësoi se nuk mund të injorohet ajo se çfarë mendon populli.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...