Heiko Maas: Shkupi dhe Athina të vazhdojnë me zbatimin e marrëveshjes - Bota Sot
Heiko Maas: Shkupi dhe Athina të vazhdojnë me zbatimin e marrëveshjes

Maqedonia

Heiko Maas: Shkupi dhe Athina të vazhdojnë me zbatimin e marrëveshjes

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 12:45
Ministri për Punë të Jashtme i Gjermanisë Heiko Maas

Ministri për Punë të Jashtme i Gjermanisë Heiko Maas, ju ka bërë thirrje Shkupit dhe Athinës që pas referendumit të 30 shtatorit në Maqedoni të vazhdojnë me zbatimin e marrëveshjes për emrin.

“Edhe pse shumica dëshiruan dalje më të madhe, gëzohen që shumica e atyre që votuan ishin “pro” marrëveshjes me Greqinë. Ata duan që vendi i tyre të vazhdojë rrugën drejt NATO-s dhe BE-së dhe të zgjidhet kontesti 27-vjeçar mes Maqedonisë dhe Greqisë”, thotë Heiko Maas në një deklaratë që e ka publikuar Ambasada e Gjermanisë në Shkup.

Ai shtoi se është mirë që pas referendumit konsultativ tani për marrëveshjen do të debatohet në Kuvendin e Maqedonisë.

“Ju bëj thirrje të gjitha forcave politike në Shkup dhe në Athinë, t’i shfrytëzojnë mundësitë e marrëveshjes historike dhe ta zbatojnë marrëveshjen. Ajo i përforcon marrëdhëniet e mira fqinjësore midis dy vendeve dhe kontribuon për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Gjithashtu ai heq një pengesë të rëndësishme për përafrimin e Shkupit ndaj BE-së dhe NATO-s”, thekson Heiko Maas.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...