Gjorge Ivanov për vizitë zyrtare në Republikën e Çekisë

Maqedonia

Gjorge Ivanov për vizitë zyrtare në Republikën e Çekisë

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 09:23
Gjorge Ivanov

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov po qëndron për vizitë dyditore zyrtare në Republikën e Çekisë.

Siç njoftuan nga kabineti i tij, Ivanov sot në Pragë me nderime më të larta shtetërore dhe ushtarake do të pritet nga presidenti i Çekisë, Millosh Zeman. Është paraparë që dy presidentët të mbajnë takim të përbashkët, me çka dy delegacionet zyrtare do të mbajnë takim plenar.

Në kuadër të vizitës dyditore zyrtare në Republikën e Çekisë, presidenti Ivanov do të realizojë takim me kryeministrin e Çekisë Andrej Babish, me kryetarin e Senatit Milan Shteh dhe me kryetarin e Dhomës së deputetëve, Radek Vondraçek.

Presidenti i Maqedonisë është i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Maja Ivanova e cila në kuadër të programit të zonjave do të vizitojë Institutin nacional për autizëm- NAUTIS në Pragë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat