Osmani: Kemi detyrim që marrëveshjen ta zbatojmë në Kuvend

Maqedonia

Osmani: Kemi detyrim që marrëveshjen ta zbatojmë në Kuvend

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 12:09
Bujar Osmani, Karin Kneissl

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, së bashku me zëvendësin e tij dhe negociatorin kryesor teknik, Bojan Mariçiq, sot qëndrojnë për vizitë pune në Tiranë, Republika e Shqipërisë, në kuadër të së cilës, së bashku me Ministrat dhe zv. kryeministrat për integrime evropiane të vendeve nga rajoni marrin pjesë në Konferencën e tretë për reformat e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor (WBAR).

Para fillimit të Konferencës, Osmani mbajti takime bilaterale me Ministren Federale për Evropë, Integrime dhe Punë të Jashtme të Austrisë, Karin Kneissl. Ai shprehu falënderime të sinqerta për përkushtimin e Austrisë drejt rajonit, në veçanti në pjesën e kryesimit të Austrisë, duke e ngritur procesin e zgjerimit dhe integrimit të rajonit, si një prej prioriteteve kryesore të Bashkimit Evropian.

“Kishim proces jashtëzakonisht të rëndësishëm të referendumit në vend, në të cilën më shumë se 600 mijë qytetar shprehën vullnetin e qartë politik për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, dhe për ta dërguar vendin përpara në procesin integrues. Kemi detyrim të shfrytëzojmë gjitha mundësitë si dhe këtë marrëveshje ta zbatojmë në Kuvend”, theksoi Osmani.

Në konferencën e ditës së sotme për reformat e anëtarësimit në vendet e Ballkanit Perëndimor (WBAR) në Tiranë, mbështetur nga presidenca austriake e Këshillit të BE-së e treta me radhë, e paraprirë nga e para e mbajtur në Shkup në vitin 2015 dhe e dyta e mbajtur në Podgoricë në vitin 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat