Riemërohen dy shkolla në Komunën e Dibrës

Maqedonia

Riemërohen dy shkolla në Komunën e Dibrës

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 14:14
Dibra

Këshilli i Komunës së Dibrës në seancën e sotme të rregullt miratoi vendime për dhënien e pëlqimit për riemërimin e dy shkollave në qytet.

Vendimet kanë të bëjnë për shkollën fillore komunale “Bratstvo-Edinstvo” e cila riemërohet në “Penestia”, sipas historianëve shqiptarë emri i vjetër i Dibrës, dhe shkollën e mesme komunale “Zdravko Çoçkovski”, e cila riemërohet në “28 Nëntori” – Dita e Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë dhe ditë e flamurit kombëtar shqiptar.

Pëlqimi për riemërimin dhe ndryshimin e statuteve të shkollave kaloi edhe me ruajtjen e numrit të nevojshëm të votave sipas Badenterit.

Vendimi për ndryshimin e emrave të dy shkollave, gjithashtu me Badenter, u votua edhe në vitin 2012 nga këshilli i atëhershëm komunal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat