Prokuroria në Maqedoni: Janë paraqitur 40 parregullsi gjatë referendumit

Maqedonia

Prokuroria në Maqedoni: Janë paraqitur 40 parregullsi gjatë referendumit

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 15:02
Xhelal Bajrami

Gjatë procesit të referendumit, në Prokurorinë Publike janë paraqitur 40 parregullsi, 5 prej të cilave mbaruan me arrestim të personave që shkelën ligjin.

Në Prokuroi janë paraqitur raste për ofrim parash për të votuar, për grisje dhe fotografim të fletëvotimit, për kërcënim, incizim të personave që kanë votuar dhe prishje të rendit dhe qetësisë publike. Sipas Prokurorit Xhelal Bajrami, deri më tani nuk ka indikacione për mbushje të kutive në asnjë prej vendvotimeve. Ndërkaq partitë VMRO-DPMNE-ja, dhe Zëri i Maqedonisë si dhe Shoqata qytetare Kongresi Botërorë Maqedonas, që në kohë të fushatës kanë denoncuar në Prokurori shkelje të ligjit ndaj kryeministrit Zaev, sipas të cilëve, publikisht ka bërë thirrje për blerje votash.

“Për referendumin gjithsej janë regjistruar 40 prishje që kanë të bëjnë me të drejtën e votës dhe referendumit. 02-20 Në ditën e referendumit nuk janë regjistruar parregullsi në Kumanovë, Kriva Pallankë, Veles, Kavadari dhe Gjevgjeli. Në Prokurorinë e Shkupit janë regjistruar 29 ngjarje për të cilat është njoftuar Prokurori Publik. Pjesa më e madhe e ngjarjeve kanë të bëjnë me incidente jo të theksuara, prej të cilave 27 janë qartësuar gjatë të njëjtës ditë. Elemente të veprës penale janë vërtetuar në një ngjarje në një vendvotim në lagjen Aerodro”, ka thënë prokurori Xhelal Bajrami, sot para mediave në Maqedoni. /Alsat M/ KosovaPress/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat