Kostadinov: Nuk ka amnisti për kriminalitetin, Maqedonia do të jetë anëtare e BE-së dhe NATO-s

Maqedonia

Kostadinov: Nuk ka amnisti për kriminalitetin, Maqedonia do të jetë anëtare e BE-së dhe NATO-s

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 17:52
Kostadin Kostadinov

Deputeti i partisë maqedonase në pushtet LSDM, Kostadin Kostadinov thotë se “sot nga Hristijan Mickoski dëgjuam përrallën e vjetër, në një konferencë për shtyp të re.

Ai thotë se statusi në “Facebook” i Nikolla Gruevskit shkruan nën afekt në orën 3 pas mesnate, doli edhe nga goja e kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Mickoski ëndërron për dy opsione: e para, Maqedonia t’i jep amnisti Gruevskit, ndërsa opsioni i dytë ëhstë Maqedonia të heq dorë nga NATO-ja dhe BE-ja”, thotë Kostadinov duke shtuar se në momentin kur e gjithë bota jep përkrahje për Maqedoninë, Mickoski kthen shpinën gjithë botës vetëm për ta shpëtuar Gruevskit.

Sipas tij ajo çka Mickoski sot e kërkoi është në kundërshtim nga aj çfarë presin qytetarët, dhe se për shkak ëndërron kot, këto dëshira, siç thotë ai, nuk do të realizohen.

“Shumica dërmuese e mbi 80% e qytetarëve janë për NATO dhe BE dhe për këtë shkak përcaktimin strategjik i Maqedonisë duhet të respektohet” thotë Kostadinov.

Nëse kryesia e OBRM-PDUKM-së dhe Hristijan Mickoskit, sipas Kostadinov, me çdo kusht shkojnë në kundërshtim më vullnetin e qytetarëve, atëherë duhet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Në fund ai thotë se nuk do të ketë amnisti dhe se Maqedonia do të jetë anëtare e BE-së dhe NATO-s, pa dallim nëse Mickoski e kundërshton këtë apo jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat