Mehazi hedhë dyshimet: Dënimet e ish-funksionarëve të lartë maqedonase, serioze apo lojë skenike? - Bota Sot
Mehazi hedhë dyshimet: Dënimet e ish-funksionarëve të lartë maqedonase, serioze apo lojë skenike?

Maqedonia

E mërkurë, 24 tetor 2018

Mehazi hedhë dyshimet: Dënimet e ish-funksionarëve të lartë maqedonase, serioze apo lojë skenike?

Nga: D. B. Më: 8 tetor 2018 Në ora: 19:54
Sulejman Mehazi

Dënimi i ish-ministres së Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska me 6 vjet burg nga gjyqi i Shkupit, ka zgjuar debate të ndryshme në skenën politike.

Njohësi i çështjeve politike Sulejman Mehazi, ka thënë se, mbetet të shihet nëse dënimet e ish-funksionarëve të lartë të partisë maqedonase VMRO-së, ishin gjykime serioze apo lojë skenike gjyqësore maqedonase.

Sipas tij, para dy ditëve dënohet ish-Kryeministri Gruevski me dy vjet burg e s'burgoset, kurse menjëherë më pas dënohet Ish-Ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska me 6 vjet burg.

“E gjithë kjo ndodhi për shkak të blerjes së Mercedesit Gruevskit me paratë e Ministrisë që e udhëhiqte ajo (Ministrinë e Punëve të Brendshme). Pasi i shqiptohet dënimi del prokurorja shqiptare Fatime Fetahu e cila në fillim ishte shumë e ashpër ndaj funksionarëve të korruptuar të VMRO-së, e sot i vjen keq për dënimin e Jankullovskës për shkak foshnjës së saj të vogël e shpëton nga paraburgimi. Ne jo se s'jemi human e nuk na vjen keq për foshnjën e Jankullovskës, ama sikur dhe asaj t'i vinte keq për burgosjet dhe vrasjet e baballarëve e fëmijëve të rritur shqiptar anekënd trojeve shqiptare do të ishte më mirë. Pse të burgosurit e Sopotit s'kanë pasur fëmijë të vegjël, pse Jankullovskës si erdhi keq për foshnjet e të burgosurve të Kumanovës? Pse si erdhi keq për djemtë e ri te vrarë në Monstra, ata a s'kishin prindër, ish-komandanti i UÇK-së Harun Aliu a s'kishte fëmijë të vegjël,; pse e vrau Jankullovska, a si erdhi keq për fëmijët e vegjël të Harun Aliut???. Pra Gjyqi Penal është dashur ta paraburgosë Jankullovskën, se bashku me foshnjën e cila do ishte nën përkujdesjen e Jankullovskës dhe mjekëve të burgut e jo në shtëpinë e saj”, është shprehur Mehazi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test