Administratorët shtetëror assesi të sistematizohen

Maqedonia

Administratorët shtetëror assesi të sistematizohen

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 21:42
Foto ilustrim

Përkundër premtimeve për sistematizim të shpejtë të administratorëve që rrinë në shtëpi dhe marrin paga, sistematizimi ende nuk është bërë. Në redaksinë e Alsat-M ka pasur ankesa nga vetë administratorët. Për shkak të frikës nga problemet që mund të ndodhin nga Sekretariati, ata nuk dëshirojnë publikisht të flasin. Thonë se janë të shtypur nga pafavorizimi i gjithë procedurës që institucionet ua bëjnë. Sistematizimin e 958 administratorëve e premtoi edhe zëvendës-kryeministri Hazbi Lika dhe Ministri i Shoqërisë Informative dhe Administratës, Damjan Mançevski.

“Ne mundemi me siguri të caktojmë datë të saktë, por kemi vendosur një periudhë relative një deri në dy muaj të mbarojmë me grupin e parë”, tha Lika.

Nga Sekretariati për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit sot nuk dëshironin të flasin para kamerave për këtë problem. Ata shkurtimisht thanë se asnjë nga 958 administratorët nuk kanë filluar me punë. Ata thonë se 22 administratorë nënshkruan kontrata një javë më parë dhe po presin të fillojnë punën.

100 administratorë nga 958 administratorë shtetërorë, hoqën dorë nga puna të cilën asnjëherë nuk e punuan. Institucionet nuk kanë një numër të saktë se sa prej 650 administratorëve tjerë në Maqedoni janë të aftë dhe të gatshëm për punë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat