Dy shtetas të Maqedonisë në mesin e personave të ndjerë në aksidentin zinxhiror në Serbi - Bota Sot
Dy shtetas të Maqedonisë në mesin e personave të ndjerë në aksidentin zinxhiror në Serbi

Maqedonia

Dy shtetas të Maqedonisë në mesin e personave të ndjerë në aksidentin zinxhiror në Serbi

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 16:12
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dy shtetas të Maqedonisë janë në mesin e personave të vdekur në aksidentin zinxhiror që ndodhi sot në autostradën Beograd – Nish, në qendër të Jagodinës, njofton media serbe.

Krahas shtetasve të Maqedonisë, sipas kësaj gazete kanë ndërruar jetë edhe pesë shtetas të Serbisë.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë për AIM deklaruan se ambasada e Maqedonisë në Beograd tash për tash nuk ka asnjë informacion nga MPB-ja e Serbisë për personat e ndjerë me shtetësi të Maqedonisë.

Në aksident, sipas informacioneve nga MPB-ja e Serbisë, janë lënduar 27 persona dhe janë dërguar në spitalet në Jagodinë dhe Quprija.

Në aksident kanë kanë marrë pjesë 34 automjete, ndërsa arsyet për aksidentin është mjegulla e dendur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...