Maqedoni, ndahen çmimet shtetërore “11 Tetori” - Bota Sot
Maqedoni, ndahen çmimet shtetërore “11 Tetori”

Maqedonia

E martë, 16 tetor 2018

Maqedoni, ndahen çmimet shtetërore “11 Tetori”

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 16:01
Foto

Përkthyesit dhe shkrimtarit, Dragi Mihajllovski, shkrimtarit dhe gazetarit Risto Llazarov, aktorit Petre Arsovski dhe kirurgut-urolog Aleksandar Stavridis sot në Kuvendin e Maqedonisë iu dorëzuan çmimet shtetërore “11 Tetori” për vitin 2018.

Mihajllovski, Llazarov dhe Arsovski çmimet i morën për vepër jetësore në fushën e kulturës dhe artit, ndërsa Stavridis për vepër jetësore në fushën e shëndetësisë.

Vendimin e solli Këshilli për ndarjen e çmimit “11 Tetori”, i cili është mirënjohja më e lartë për vepër jetësore. Fituesve, çmimin ua dorëzoi kryetari i Këshillit, Dragi Gjorgjiev.

Në emër të fituesve të çmimit të sivjetmë “11 Tetori”, foli Llazarov, i cili u falënderua dhe tha se “mirënjohjen e lartë e kupton si hapërim pasues nëpër shtigjet e famshme të etërve të mëdhenj të shoqërisë bashkëkohore të Maqedonisë, ata që në errësirë depërtuan nëpër rrugën drejt dritës, ata që nga sprovat bënë zgjidhje”.

Gjatë ndarjes së çmimit shtetëror “11 Tetori” në Kuvendin e Maqedonisë morën pjesë edhe kryeministri Zoran Zaev, ish-kryetari i Kuvendit, Stojan Andov, deputetë dhe akademikë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test