Mësohet identiteti i maqedonasit të përfshirë në kurdisjen e ndeshjeve futbollistike në Belgjikë - Bota Sot
Mësohet identiteti i maqedonasit të përfshirë në kurdisjen e ndeshjeve futbollistike në Belgjikë

Maqedonia

E martë, 16 tetor 2018

Mësohet identiteti i maqedonasit të përfshirë në kurdisjen e ndeshjeve futbollistike në Belgjikë

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 11:58
Foto ilustrim

Mediumet e rajonit njoftojnë se Dragan Siljanoski është shtetasi i vetëm nga Maqedonia, i cili ka qenë i përfshirë në skandalin e kurdisjes së ndeshjeve futbollistike në Belgjikë.

Dragan Siljanovski (44-vjeçar) ka luajtur për ekipin nga Maqedonia Slloga Jugomagnat, ndërsa karrierën ndërkombëtare e ka filluar në Belgjikë tek klubi Royal Antwerp, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai dyshohet se ka pastruar para në bashkëpunim me grupin e organizuar, të cilët janë përgjegjës për skandalin në futbollin e Belgjikës.

Mediat kroate shkruajnë se Siljanoski ka qenë menaxher i trajnerit të klubit Club Brugge, Ivan Leko, i cili gjithashtu është arrestuar dhe është dërguar për burgim shtëpiak.

Përndryshe, aksioni për ndeshjet e kurdisura në futbollin e Belgjikës është zhvilluar edhe në Francë, Qipro, Serbi dhe Maqedoni./

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test