LD: Zbatimi i marrëveshjes për emrin, do ta çojë Maqedoninë përpara - Bota Sot
LD: Zbatimi i marrëveshjes për emrin, do ta çojë Maqedoninë përpara

Maqedonia

LD: Zbatimi i marrëveshjes për emrin, do ta çojë Maqedoninë përpara

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 12:23
Shkup

Partia Lidhja Demokratike (LD) e Maqedonisë përmes një kumtese thekson se votimi për zbatimin e Marrëveshje së Presës është zëri i arsyes, i cili do ta lëvizë Maqedoninë përpara.

Kjo parti ju bën thirrje deputetëve se duhet të debatojnë në mënyrë të hapur, t’i përballin qëndrimet dhe argumentet e ndryshme dhe pa emocione të sjellin vendim të arsyeshëm dhe të mençur.

“Partizimi i fuqishëm i referendumit dhe ndarjet në bazë partiake, etnike dhe fetare, na solli para një kolapsi dhe puna njëzetë e tetë vjeçare e të gjithë qytetarëve dhe qeverive, të jetë e kotë dhe të na kthejë në kanalin ballkanik”, thuhet në kumtesë.

Ata shtojnë se deputetët janë para një sfide të madhe, sepse ata me ngritjen e dy gishtave vendosin nëse do ta shkatërrojnë Maqedoninë, ose do të tregojnë udhëheqje dhe do ta vendosin atë në rrugën e duhur.

“Vetëm “pro” do të thotë stabilitet, siguri dhe mbijetesë të shtetit në të cilin do të mund të jetohet në mënyrë të përshtatshme, alternativa është pasiguri dhe shtet pa popull, pa të rinj dhe pa ardhmëri”, thonë nga LD.

Ata bëjnë apel që pa mëdyshje të bëhet, ai “hap i vogël” por me rëndësi të madhe për Maqedoninë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test