Shpikësit e Maqedonisë vlerësohen në panaire ndërkombëtare

Maqedonia

Shpikësit e Maqedonisë vlerësohen në panaire ndërkombëtare

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 20:32
Foto ilustrim

Shpikës të Maqedonisë janë vlerësuar në disa panaire ndërkombëtare në botë. Bëhet fjalë për pesë ide inovative.

Të gjitha këto janë prezantuar në Moskë, Mostar, Beograd, Banja Llukë, si edhe në Çeki e Poloni, ku janë shpërblyer me medalje dhe plaketa të arta.

Mirko Uzelac, kryetar i Shoqatës kombëtare të shpikësve të Maqedonisë, shtoi se vlerësime janë siguruar edhe në Bullgari, Kanada dhe Sevastopol.

Ndër vlerësimet përfshihen policët e shtrirë, kamp shtëpizë, sistem natyral klimatizimi, eko qendër, si edhe një aparat për urdhëra zanorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat