Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka caktuar vazhdimin e seancës për debatin mbi ndryshime kushtetuese për ditën e premte, ndërsa për nesër, e enjte, është caktuar tjetër seancë.
Deputetët e shumicës parlamentare thonë se ka shumë ligje të rëndësishme që duhet të votohen, siç është Ligji për falimentim, të cilat duhet të rishikohen në seancën e nesërme.
Nuk përjashtohet mundësia që Kuvendi të vazhdoj debatin mbi ndryshimet kushtetuese edhe ditën e shtunë.