Stoilkovski: Kriminelët e amnistuar nuk janë dhe nuk mund të bëhen vlerë evropiane

Maqedonia

Stoilkovski: Kriminelët e amnistuar nuk janë dhe nuk mund të bëhen vlerë evropiane

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 18:29
Naum Stoilkovski

Zëdhënësi i partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, Naum Stoilkovski tha se “kriminaliteti i Qeverisë dhe karteli i Zoran Zaevit nuk mund të fshihet me shitjen e interesave kombëtare”.

“Kriminelët e amnistuar nuk janë dhe nuk mund asnjëherë të bëhen vlerë evropiane. Maqedonia nuk do të bëhet anëtare e BE-së deri sa nuk sanksionohet reketi sipas principit ‘një euro për Vicen – një euro për Kishën'”, thotë Stoilkovski.

Sipas Stoilkovskit, socialdemokratët veriorë, në kundërshtim me vullnetin e votuesve, në Kuvend në mënyrë të dhunshme dhe me metoda mafie e shkelin Kushtetutën në proces të dhunshëm për ndryshimin e emrit kushtetues, historisë, kulturës, trashëgimisë, identitetit të popullit Maqedonas.

“Sot në zyrat e socialdemokratëve veriorë, sjellim kopje të Raportit të rezultatit përfundimtar nga referendumi i 30 shtatorit publikuar në Gazetë Zyrtare, ku thuhet se vendimi për pranimin e marrëveshjes së Prespës dhe euro-integrimet e mëtutjeshme nuk është miratuar për shkak se nuk kanë votuar më shumë se gjysma e numrit të qytetarëve të regjistruar në Listën Zgjedhore”, thotë Stoilkovski duke shtuar se më shumë se gjysma e votuesve, edhe krahas ryshfetit, kërcënimeve, shantazheve dhe manipulimeve nuk e pranoi marrëveshjen kapitulluese.

Stoikolvski thotë se pas 30 shtatorit, është bërë dhunimi i demokracisë, qytetarëve dhe shtetit ndërsa Maqedonia nuk meriton të qeveriset nga klane mafioze kriminale që në këtë mënyrë sjellin vendime politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat