Kostadinov: Derisa ka qenë këshilltar i Gruevskit, Mickoski nga Qeveria ka fituar tokë shtetërore për hidrocentral

Maqedonia

Kostadinov: Derisa ka qenë këshilltar i Gruevskit, Mickoski nga Qeveria ka fituar tokë shtetërore për hidrocentral

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 18:16
Zëdhënësi i partisë maqedonase në pushtet LSDM, Kostadin Kostadiniov

Zëdhënësi i partisë maqedonase në pushtet LSDM, Kostadin Kostadiniov prezantoi dokumente.

Në dokumentet e publikuara nga ana e zëdhënësit dhe deputetit të LSDM,së ceket se lideri i OBRM-PDUKM-së derisa ka qenë këshilltar i ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski në vitin 2015 nga Qeveria ka marrë tokë ndërtimore prej 33 mijë metra katrorë për ndërtimin e , siç thotë ai, ndërtimin e hidrocentralit në Komunën e Pehçevës,

Ndërkaq, ndaj deklaratave të Kostadinovit, partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM doli me reagim duke i hedhur poshtë pretendimet e zëdhënësit të LSDM-së, dhe i bëri thirrje se nëse nuk kërkon falje, atëherë do të paditet në organet kompetente për shpifje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat