Një i vdekur dhe 17 të lënduar në aksidente trafiku në Shkup - Bota Sot
Një i vdekur dhe 17 të lënduar në aksidente trafiku në Shkup

Maqedonia

Një i vdekur dhe 17 të lënduar në aksidente trafiku në Shkup

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 11:22
Foto ilustrim

Gjatë fundjavës së kaluar në rajonin e Shkupit kanë ndodhur 24 aksidente trafiku, në të cilat një person ka ndërruar jetë, dy janë lënduar rëndë dhe 15 tjerë kanë marrë lëndime më të lehta trupore.

Nga SPB Shkup njoftojnë se gjatë fundjavës kanë zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të shkeljeve në trafik.

“117 shoferë janë gjobitur për shkak të tejkalimit të shpejtësisë. Gjithashtu 95 shoferë janë përjashtuar nga komunikacioni, prej të cilëve 45 kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit, 37 kanë qenë pa leje për vozitje dhe 13 fillestarë”, thuhet në njoftimin e SPB Shkup.

Ata thonë se janë sanksionuar edhe 11 shoferë, të cilët kanë kaluar rrugën në dritën e kuqe të semaforit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...