Të burgosurit shkaktuan zjarrin qëllimisht në Idrizovë për t’i shpëtuar telefonat celularë

Maqedonia

Të burgosurit shkaktuan zjarrin qëllimisht në Idrizovë për t’i shpëtuar telefonat celularë

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 15:56
Foto ilustrim

Të burgosurit e Entit ndëshkimor-përmirësues kanë shkaktuar zjarrin para dy ditëve që të t’i shpëtojnë telefonat e tyre të futur ilegalisht, informojnë nga burgu i Idrizovës.

Të hënën, rreth orës 22:00, me urdhër të drejtorit të burgut Idrizovës është bërë kontroll i jashtëzakonshëm nga ana punëtorët e burgut.

“Hetimi është sjell që kur ishte zbuluar se të burgosurit pa autorizim kanë poseduar telefona celularë”, informojnë nga burgu i Idrizovës.

Por, siç thuhet në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë, ka ndodhur incident gjatë kontrollit, por kontrolli, siç thonë nga atje, ka qenë e suksesshme.

“Disa nga të burgosurit, me qëllim që të ndalohet kontrolli kanë nxitur zjarr në një nga qelitë, derisa disa të burgosur tjerë qëllimisht shkaktuan dëm material. Pas mbarimit të këtyre ngjarjeve, situata ishte vendosur nën kontroll nga autoritetet e burgut, dhe kontrolli ka vazhduar në të gjitha repartet. Gjatë kontrollit  janë konfiskuar gjashtë telefona celularë”, thuhet në kumtesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat