Rritet vdekshmëria nga kanceri

Maqedonia

Rritet vdekshmëria nga kanceri

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 16:15
Foto ilustrim

Maqedonia është njëra nga vendet e rralla në Evropë ku vdekshmëria nga kanceri rritet në 15 vitet e fundit. “Për këtë shkak ne në ‘Borka’ konsiderojmë se është obligimi ynë si shoqatë, që në secilën mënyrë të ngrisim ndërgjegjen për këtë problem”, Deklaroi Biba Dodeva, kryetari e Shoqatës për luftimin kundër kancerit, në konferencën kombëtare për kancerin e gjirit.

“Dëshirojmë të ndryshohet lista pozitive e Fondit Shëndetësor të Sigurimeve, ilaçe të reja, terapi në dispozicion që i kanë pacientët në Maqedoni. Më në fund të shohim plan për fillimin e asaj procedure. Të rritet financimi dhe të mundësohet qasje në ilaçet dhe terapitë e reja, të alokojnë mjete të veçanta dhe të centralizohen furnizimet e barnave, siç ishte njoftuar. Tenderët të mos zgjashin më shumë se tre muaj ndërsa kriter për të gjithë tenderët të mos jetë vetëm çmimi, por edhe cilësia” theksoi Dodeva.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe theksoi se gjatë gjithë muajit tetor kanë punuar në ngritjen e ndërgjegjes publike për kancerin e gjirit.

Ai theksoi se detyra e tyre është që t’u sigurojnë të gjithë qytetarëve mbrojtje ciësore shëndetësore, duke potencuar se gjatë javës së kaluar është nënshkruar memorandum për përkrahje me pacientët të sëmurë nga kasnceri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat