Moraçanin: Të fillojë debati për Ligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi - Bota Sot
Moraçanin: Të fillojë debati për Ligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi

Maqedonia

Moraçanin: Të fillojë debati për Ligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 22:23
Maja Moraçanin

Deputetja e partisë së RDM-së, Maja Moraçanin, kërkon që propozim ligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, që të vendoset në agjendën e seancës së Komisionit për Punë dhe Politikë Sociale.

Nga atje thonë se ky projektligj, i përgatitur nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, u paraqit në Kuvend në muajin qershor të këtij viti dhe më 18 korrik u vendos në rendin e ditës të seancës së 53-të plenare.

“Qëllimi i ligjit të ri është të sigurojë parimin e barazisë, parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi në ushtrimin e të drejtave dhe lirive të njeriut. Me këtë harmonizohet legjislacionin tonë me ligjin e Bashkimit Evropian. Në Raportin e vitit 2018, Komisioni Evropian rekomandoi që të miratohet e ligji i ri për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi dhe ligjet e tjera të harmonizohen me të”, theksoi Moraçanin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...