Pandelleski: Nuk ka veprime kriminale në kompanitë e familjes sime

Maqedonia

Pandelleski: Nuk ka veprime kriminale në kompanitë e familjes sime

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 17:18
Cvetan Pandelleski

Në kuadër të padisë të sapo ngritur të PSP-së nën emrin “Perandoria”, nga “Pelagonia” për mediat dërguan deklaratë nga drejtori Cvetan Pandelleski, i cili është pronar dhe partner e një pjesë të firmave të përmendura në aktakuzë.

“Kompanitë që janë në pronësi të familjes Padelleski, edhe në të kaluarën edhe sot punojnë sipas rregullave pozitive ligjore në shtet. Me përgjegjësi të plotë deklaroj se nuk ka asnjë veprim kriminal, në kushte ku gjendemi si shtet, të sigurojmë sa më shumë vende pune për familjet në Maqedoni. Raporti i kompanive tona ndaj institucioneve shtetërore të Maqedonisë dhe mbi të gjitha para ligjeve të Maqedonisë është bazuar në transparencë dhe përgjegjësi”, thuhet në deklaratën e Pandelleskit.

Hetimi i ri i PSP-së ka të bëjë me larjen e parave, keqpërdorimin e pozitës zyrtare, masthrim, shoqërim kriminal dhe veprime të tjera.

Në mesin e të akuzuarve përveç Svetan Pandelleskit janë edhe Jordan Kamçev, Sasho Mijallkov, Nenad Josifoviç, Ratka Kunoska Kamçeva, Hristina Kamçeva Stojçeska, Zorica Arsovska, Liljana Gajdoska, Vlladislav Stajkoviq, Todor Mirçevski, Dejan Janev, Vance Mijallçev dhe Jovançe Taskovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat