Të dielën organizohet protestë para Kuvendit për ndalimin e ndryshimeve kushtetuese - Bota Sot
Të dielën organizohet protestë para Kuvendit për ndalimin e ndryshimeve kushtetuese

Maqedonia

Të dielën organizohet protestë para Kuvendit për ndalimin e ndryshimeve kushtetuese

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 21:47
Kuvendi i Maqedonisë

Më 18 nëntor me fillim në ora 18:00, lëvizja Bojkotoj organizon protestë gjithë popullore dhe mbi partiake, para Kuvendi, me qëllim të ndalohet ndryshimi i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.

Për t’u siguruar mbështetje masovike, lëvizja Bojkotoj siguron transport të organizuar në më shumë lokacione.

Lëvizja Bojkotoj, lufton kundër ndryshimit të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, për shkak se është në kundërshtim me vullnetin e shprehu në referendumin e 30 shtatorit. Ata kërkojnë ndaljen e procesit të ndryshimeve kushtetuese, anulimin e Marrëveshjes së Prespës që, siç thonë ata u anulua nga populli në referendumin e 30 shtatorit, respektimin e të drejtës vendore dhe ndërkombëtare, ruajtjen e përhershme të emrit Maqedoni si dhe shpërbërjen e Kuvendit dhe caktimin e zgjedhjeve të reja kuvendare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test