Drejtoria për zbatimin e sanksioneve do ta përforcojë sistemin ndëshkimor-përmirësues dhe shërbimin provues - Bota Sot
Drejtoria për zbatimin e sanksioneve do ta përforcojë sistemin ndëshkimor-përmirësues dhe shërbimin provues

Maqedonia

Drejtoria për zbatimin e sanksioneve do ta përforcojë sistemin ndëshkimor-përmirësues dhe shërbimin provues

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 11:06
Foto ilustrim

Drejtoria për zbatimin e sanksioneve do ta promovojë projektin “Përforcimi i sistemit ndëshkimor-përmirësues dhe shërbimit provues”, që filloi të realizohet më 31.08.2018. Projekti zbatohet në bashkëpunim me Fondacionin për bashkëpunim ndërkombëtar juridik nga Gjermania dhe Qendra për bashkëpunim juridik nga Holanda, ku shfrytëzues kryesor është Drejtoria për zbatimin e sanksioneve pranë Ministrisë së Drejtësisë.

Qëllimi kryesor i këtij projekti është që të zhvillojë efikasitetin e sistemit penitenciar dhe zhvillimit të shërbimit provues efektive, duke respektuar të drejtat e njeriut dhe dinjitetin e personave të cilëve ju vendosen masa me qëllim të risocializimit të tyre në shoqëri.

Me ndihmën e këtij projekti, do të përforcohet sistemit provues përmes përmirësimit të menaxhmentit dhe monitorimit të shërbimit provues të enteve ndëshkimore-përmirësuese dhe entet edukuese-përmirësuese, dhe do të zhvillohet struktura institucionale dhe organizative e shërbimit provues.

Nga ky projekt pritet të përforcohet shërbimi provues dhe të nxiten masat alternative për kryesit e krimeve. Të gjitha institucionet e sistemit gjyqësor, si dhe shoqëria dhe administrata publike do të sensibilizohen me masat alternative për ikjen nga burgu me dënim përmes shqiptimin e sanksioneve alternative.

Shërbimi provues profesional dhe efikas që do të punojë bashkërisht me strukturat tjera të sistemit gjyqësor dhe institucioneve tjera në pjesën e menaxhimit të kryesve të veprave penale në shoqëri për zbatimin e sanksionit të shqiptuar, me qëllim observimin, rehabilitimin dhe riintegrimin e kryesve të veprave penale në shoqëri, do të sjell deri në përforcimin e sigurisë publike dhe sigurisë së shoqërisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test