LSDM: Injorimi për një dekadë të ndotjes së ajrit nga ana e OBRM-PDUKM-së krijoi problem të madh

Maqedonia

LSDM: Injorimi për një dekadë të ndotjes së ajrit nga ana e OBRM-PDUKM-së krijoi problem të madh

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 13:23
LSDM

Nëpërmjet një kumtese të lëshuar nga partia maqedonase në pushtet LSDM, thuhet se “për 11 vite OBRM-PDUKM-ja injoroi problemin e ndotjes së ajrit përderisa paratë e qytetarëve shpenzoheshin në luks, barok të rrejshëm, automjete të shtrenjta dhe tenderë kriminal përmes cilës shkatërrohej gjelbërimi dhe ndotej mjedisi jetësor”.

Sipas LSDM-së, Qeveria e udhëhequr pikërisht nga kjo parti, trashëgoi probleme të mëdha me ndotjen e ajrit, por ndërmerr disa masa strategjike ku në mënyrë sistematike zgjidhet ky problem.

“Në koordinim me Ministrinë e Mjedisit Jetësor, Bashkinë e Shkupit, komunat dhe institucionet kompetente, është miratuar Plani për ajër të pastër ku në mënyrë sistematike afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjate zgjidhet problemi i ndotjes së ajrit”, thonë nga LSDM-ja duke shtuar se për këtë plan, krahas mjeteve të rregullta janë shtuar 1.5 milion euro.

LSDM-ja thotë se zgjidhja e problemit të ndotjes së ajrit është dhe mbetet prioritet kryesor i Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat