Mediat serbe: Nga marrëveshja e re PVD-PDSH, Kryetar i ri i KKSH-së Ragmi Mustafa

Maqedonia

Mediat serbe: Nga marrëveshja e re PVD-PDSH, Kryetar i ri i KKSH-së Ragmi Mustafa

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 22:09
Rgami Mustafa

“Kryetari i ri Ragmi Mustafa”  (“Ragmi Mustafa novi predsednik“) është ky titulli në faqen e parëe të gazetës serbe Danas ku shkruan për një marrëveshje të re mes dy partive poltike shiptare në Luginëne Presheves PVD dhe PDSH. Sipas kësaj marrëveshja, kryetar i ri i KKSH-së është zgjedhur Ragmi Mustafa ka shkruar gazeta serbe e cila në ballinën e publikon  foton e Ragmi Mustafen ish-kryetar të Presheves (PDSH) që dikur e kishte shpërblyer presidentin serb Aleksander Vucic.

U nënshkrua Marrëveshja për udhëheqjen e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Marrëveshja e nënshkruar mes dy subjekteve politike (PVD dhe PDSH) për bazë ka zhvillimin e gjithëmbarshëm shoqërorë si parakusht për zhvillimin e mëtejshëm dhe prosperitetin e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ka shkruar Shaip Kmaberi ne fb e tij.

Sipas Kamberit “Mbrojtja, ruajtja dhe avancimi i identitetit kombëtarë në përgjithësi, e flamurit kombëtarë në veçanti, është njëra prej shtyllave kryesore të kësaj marrëveshje. Marrëveshja e arritur përfshinë nxitjen e rritjes së cilësisë në katër fushat e këtij institucioni dhe është e bazuar në dokumentet politike vendore dhe konventat ndërkombëtare.”

Puna dhe angazhimi i KKSH-së do të jenë në harmoni me:

– Deklaratën e Referendumit të 1 dhe 2 Marsit 1992
– Marrëveshjen e Konçulit (2001)
– Platformën e përbashkët politike (2006)
– Platformën për masat urgjente për afirmimin e të drejtave të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës (2013) dhe
– Deklaratën politike, 14 Korrik 2018, e Kuvendit të Këshilltarëve Shqiptarë

Marrëveshja mbetet e hapur për t’ iu bashkuar edhe listat tjera pjesmarrëse në Këshillin Kombëtarë Shqiptarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat