Gjatë arrestimit të Mijallkovit gjendet makina e Ambasadës hungareze në Beograd?

Maqedonia

Gjatë arrestimit të Mijallkovit gjendet makina e Ambasadës hungareze në Beograd?

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 23:38
Sasho Mijallkov

Një makinë me pllaka diplomatike, në pronësi të Ambasadës hungareze në Beograd mbrëmë ishte gjetur në garazhet nëntokësore të hotelit “Merito” në sheshin e Shkupit, njoftojnë nga Libertas duke cituar burimet e tyre.

Makina gjendej në garazhet nëntokësore të hotelit në kohën kur anëtarët e policisë Alfa të urdhëruar nga Gjykata Penale po arrestonin ish-kreun e DSK-së, Sasho Mijallkov.

Nuk ka informacione nëse vetura me tabela diplomatike që gjendej në garazh ishte vetem një koncidencë apo bëhet fjalë për diçka më shumë.

Kusheriri i Mijallkovit, ish-kryeministri Nikolla Gruevski tashmë edhe zyrtarisht dihet se ka ikur nga Maqedonia me ndihmën e veturës diplomatike hungareze, duke kaluar nga Shqipëria drejt Malit të Zi duke vazhduar drejtë Serbisë për të përfunduar në Hungari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat