Është arritur përparim në rishikimin e teksteve shkollore të Maqedonisë

Maqedonia

Është arritur përparim në rishikimin e teksteve shkollore të Maqedonisë

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 17:05
Foto ilustrim

Një ditë pas takimit ministror trepalësh në Selanik, mediat greke, duke iu referuar burimeve të delegacioneve, thonë se negociatat për rishikimin e teksteve të historisë, të parashikuara nga marrëveshja e Prespës, kanë përparuar.

Sipas gazetës “Ekathimerini”, përfaqësuesit e lartë të Greqisë dhe Maqedonisë thanë se është bërë përparim në negociatat për futjen e ndryshimeve në tekstet shkollore në të dyja vendet, në kuadër të përpjekjeve për t’i dhënë fund armiqësive midis tyre.

Ekathimerini transmeton deklaratën e nënkryetarit të diplomacisë greke Katrougalos se “Historia duhet të jetë një mundësi për mësim në shkolla, e jo si një burgim mendor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat