Jançev kërkon lirimin e Mijallkovit, Janakieskit dhe Bozhinovskit, thotë se nuk do të arratisen - Bota Sot
Jançev kërkon lirimin e Mijallkovit, Janakieskit dhe Bozhinovskit, thotë se nuk do të arratisen

Maqedonia

Jançev kërkon lirimin e Mijallkovit, Janakieskit dhe Bozhinovskit, thotë se nuk do të arratisen

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 12:05
Kryetari i Kavadarit dhe ish-nënkryetar në OBRM-PDUKM Mitko Jançev

Kryetari i Kavadarit dhe ish-nënkryetar në OBRM-PDUKM Mitko Jançev, thotë se masa e paraburgimit për Sasho Mijallkovin, Mile Janakieskin dhe Kirill Bozhinovskin është e ashpër.

Ai jep garanci se nëse ata lirohen nga paraburgimi, nuk do të arratisen nga shteti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nuk përzihem në procedurat gjyqësore. Por në rastin e Sasho Mijallkov, Mile Janakieskit dhe Kirill Bozhinovskit, mendoj se është shqiptuar masë e ashpër, vetëm për shkak të ikjes së Nikolla Gruevskit. Gjykata ka mundur të mendoj edhe masa alternative, për shembull burgun shtëpiak”.

“Ata janë anëtarë të njohur të partisë, asnjëri prej tyre nuk është themelues, por para se gjithash ata janë njerëz familjarë. Unë si Mitko Jançev, jap garancinë time personale me gjithë integritetin personal dhe profesional, se ata njerëz nuk do të ikin askund”, tha Jançev për Deutsche Welle.

Ndryshe, Jançev i cili në tetor u shkarkua nga funksioni i nënkryetarit të OBRM-PDUKM-së, së bashku me Nikolla Todorovin fundjavën e kaluar kanë pasur takim me kryeministrin Zoran Zaev

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...