Gjykimi për rastin “Titanik” do të vazhdojë më 5 dhjetor

Maqedonia

Gjykimi për rastin “Titanik” do të vazhdojë më 5 dhjetor

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 14:49
Gjykimi për rastin “Titanik”

Më 5 dhjetor do të vazhdojë gjykimi për rastin “Titanik” të PSP-së me prezantimin e dëshmive nga SMS porositë që të akuzuarit i kanë bërë mes vete.

Në seancën e sotme janë prezantuar SMS mesazhet nga komunikimi mes ish-ministrit të Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe ish-ministres së Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska, si dhe mes Gruevskit dhe Jankulloskës.

Të akuzuarit mes vete kanë raportuar për gjendjen e votimeve nga diaspora, për të cilët kanë konsideruar se janë në nivel të ulët dhe se kanë pritur më shumë në zgjedhjet e vitit 2011.

Nga SMS porositu u zbulua se ata janë marrë veshe edhe për punësime në institucionet shtetërore, për të cilat ka qenë i njoftuar edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski.

Ndryshe, gjykatësi Osman Shabani para fillimit të seancës lexoi njoftimin nga Kuvendi se deputetit Nikolla Gruevski i është marrë mandati dhe njoftoi se gjykata do të kërkojë paraburgim për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat