Opozita hungareze: Jo azil një krimineli si Gruevski, të ekstradohet

Maqedonia

Opozita hungareze: Jo azil një krimineli si Gruevski, të ekstradohet

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 12:57
Gruevski

Opozita hungareze nuk është aspak e kënaqur me vendimin e dhënies së azilit për ish-kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski.

Kështu, liderët e tre partive opozitare në parlamentin hungarez, në një letër të hapur, shkruajnë se vendimi i qeverisë së Viktor Orban lidhur me cështjen Gruevski është i turpshëm.

Këtë letër, ata e kanë dërguar te të gjitha organizatat ndërkombëtare, madje edhe në ambasadat e disa vendeve.

Në fund të letrës së hapur, partitë opozitare i bëjnë thirrje qeverisë që të tërhiqet azili i Gruevskit dhe ai të lërë urgjentisht Hungarinë dhe të ekstradohet.

“Është e papranueshme të kuptojmë nga mediat e huaja se Qeveria hungareze i ka dhënë azil kriminelit i cili kërkohet me urdhër-arrest ndërkombëtar”, theksojnë në letrën e përbashkët Bert Alan Tot, kryetar i Partisë Socialiste të Hungarisë, Sabo Timea, bashkëkryetar i Partisë Dialog për Hungarinë dhe Ferenc Gurçani, lider i  Koalicionit Demokratik.

Po ashtu, liderët akuzojnë Orban se ka angazhuar diplomatë hungarezë për ta ndihmuar Gruevskin që të arratiset nga Maqedonia përmes disa vendeve ballkanike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat