Sheqerinska: Maqedonia duhet të shpërblehet me fillimin e bisedimeve

Maqedonia

Sheqerinska: Maqedonia duhet të shpërblehet me fillimin e bisedimeve

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 19:22
Radmilla Sheqerinska

Sot, në ditën e dytë të vizitës në Bruksel, zv. kryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska së bashku me ministrin e jashtëm Nikolla Dimitrov u takuan me përfaqësuesen e lartë të politikës së jashtme dhe të sigurisë të BE-së Federica Mogherini dhe Komisionerin për zgjerim, Johannes Hahn. Në takimet u diskutua për ngjarjet në Maqedoni dhe në rajon.

Ministrat e informuan Hahnin dhe Mogherinin për zhvillimin e suksesshëm të procesit parlamentar për ndryshimet kushtetuese, si dhe për fazat janë duke u zhvilluar si dhe për fazat që pasojnë për të plotësuar kriteret e mbetura për anëtarësim të Maqedonisë në NATO dhe të fillimin e bisedimeve me BE-në. Kështu është konstatuar se Maqedonia po lëviz në një drejtim pozitiv, po i plotëson kriteret e përcaktuara, dhe se BE-ja dhe NATO-ja duhet të njohë përpjekjet dhe arritjet dhe të mundësoj që vendi të shkojë në hapat e ardhshëm drejtë integrimeve evropiane.

Sheqerinska gjithashtu i dorëzoi një letër përfaqësueses së lartë ë BE-së, Fderica Mogherinit për bashkëpunim midis Ministrisë së Mbrojtjes dhe BE-së për ballafaqimin me kërcënimet hibride.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat