Aksident në rrugën Manastir-Prilep, humbin jetën dy persona

Maqedonia

Aksident në rrugën Manastir-Prilep, humbin jetën dy persona

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 12:24
Ilustrim

Në rrugën rajonale Manastir-Prilep, në afërsi të fshatit Vashareca, ka ndodhur një aksident i rëndë në komunikacion në orën 20:00 të mbrëmjes, në të cilën dy persona kanë humbur jetën, njoftojnë nga SPB Manastir.

Sipas të dhënave paraprake, në aksident janë përfshirë një makinë e mallrave të rënda dhe një veturë, ku nga kjo humbën jetën dy persona, gjegjësisht Xh. A. (34) dhe A. I. (27).

Gjatë ditës do të publikohen më shumë detaje rreth shkaqeve të aksidentit dhe rrjedhës së hetimit, konfirmojnë nga SPB Manastir.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat