Shtylla elektrike, adresa e maqedonasve që marrin pasaportë bullgare

Maqedonia

Shtylla elektrike, adresa e maqedonasve që marrin pasaportë bullgare

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 18:03
Ilustrim

Një shtyllë elektrike në afërsi të një fshati të Bllagoevgradit, Bullgari, është pjesë e një mashtrimi të madh, ku regjistrohen shtetas të Maqedonisë për të marrë pasaportë bullgare.

Kështu shprehet Katja Mateva për EU Observer. Ajo është ish-drejtoreshë për shtetësi në Ministrinë e Drejtësisë të Bullgarisë.

Ajo ka punuar në këtë drejtori deri në vitin 2016, kur edhe u pushua nga puna pasi që, siç thotë vetë, ka kundërshtuar të jetë pjesë e dhënise ilegale të shtetësisë bullgare për para.

Sipas Matevës, paguhen nga 500 e deri më 7000 euro për t’u pajisur me pasaportën bullgare.

Në lidhje me këtë, në tetor, në Bullgari u kryen disa arrestime, mirëpo Mateva thotë se kjo nuk paraqet gjë, pasi që procedura e dhënies nuk është ndaluar ende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat