Maqedonia kaplohet nga reshjet e borës, shpallen ndalesa lëvizjeje për automjetet e rënda

Maqedonia

Maqedonia kaplohet nga reshjet e borës, shpallen ndalesa lëvizjeje për automjetet e rënda

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 19:28
Foto ilustrim

Gjatë pasditës së sotme dosa rajone të Maqedonisë janë përfshirë nga të reshurat e borës, ndërkaq gjatë natës pritet që bora të kaplojë edhe pjesë tjera të vendit.

Më shumë borë pritet të ketë në perëndim të Maqedonisë, kurse deri në paraditën e nesërme, shtresa e borës pritet të mbulojë tërë territorin e vendit.

Në lidhje me komunikacionin, ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë” bën të ditur se në rrugën Mavrivë-Dibër është shpallur ndalesë për lëvizjen e automjeteve të rënda. Ndalesë ka edhe për kalimin nëpër Strazhë, në rrugën Gostivar-Kërçovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat