'Për 1 vit ndaheni si të tjerët', Eni e lë pa fjalë fansin me përgjigjen

Mediale Vip

'Për 1 vit ndaheni si të tjerët', Eni e lë pa fjalë fansin me përgjigjen

Më: 6 janar 2019 Në ora: 12:37
Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj

Lidhja e Eni Koçit dhe Genc Prelvukajt ka qenë shumë e komentuar në media gjatë gjithë vitit të kaluar, por më në fund pak ditë më parë çifti vendosi ta pranojë hapur se janë bashkë.

Eni postoi një foto me Gencin nga festa e fundivit të organizuar nga moderatori Labinot Gashi dhe shkruante: "Jeto, dashuro dhe qesh".

Mirëpo mes komenteve të shumta Enit i ka tërhequr vëmendjen komenti i një fansi i cili vë në dyshim lidhjen e saj me Gencin.

“Për një vit ndaheni, kismet si të tjerët", i shkruan komentuesi.

“Kur ekziston një marrdhënie e sinqertë, gjithmonë funksionon. Me vjen keq që jeni mësuar me marrëdhënie ‘jo-reale’ që ndodhin vërdallë. Gjithsesi, mendoj që të gjithë ne shqiptarët duhet ta kthejmë një herë gishtin nga vetja.

Shihni një herë çfarë partneri keni zgjedhur për të kaluar jetën, a e doni dhe a jeni të lumtur ?! Kjo ka rëndësi, gjithsecili nga ne te jetë i lumtur në jetën e vet. Mos u merrni shumë të hidhni vrer e dashakeqësi (dhe pse shumë të rrallë janë këta njerëz që e bëjnë) sepse Zoti j’ua kthen në jetët tuaja.

Unë ju uroj më të mirat dhe uroj nga njeriu i jetës tënde mos të ndahesh kurrë siç ndahen shumë e shumë, por të kesh jetë të lumtur", i përgjigjet Eni.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat