Christian Bale falënderoi Satanin gjatë ndarjes së Globit të Artë

Mediale Vip

Christian Bale falënderoi Satanin gjatë ndarjes së Globit të Artë

Më: 8 janar 2019 Në ora: 15:12
Christian Bale

Aktori Christian Bale fitoi "Globin e Artë" për rolin më të mirë mashkullor.

Ai mori këtë çmim për rolin kryesor në filmin "Vice", në të cilën luajti ish-nënpresidentin amerikan Dick Cheney.

Në mënyrë që ceremonia e ndarjes së çmimeve të mos kalojë pa incidente, u përkujdes Bale, i cili gjatë fjalës solemne falënderoi Satanin që tronditi një audiencë të madhe që mori pjesë në këtë ngjarje festive, transmeton KosovaPress.

“Faleminderit Satanit që më dha frymëzim për të luajtur këtë personazh”, tha Bale, i cili habiti shumicën me këtë deklaratë.

Edhe pse aktori është i njohur si anëtar i kishës së krishterë dhe ka marrë pjesë në organizata të shumta humanitare, të gjithë ishin të shokuar me veprimin e tij, duke thënë se nuk janë të sigurt nëse kjo është një shaka apo deklarata e tij ishte e sinqertë.

"Daily Mail" citon "zyrtarë" të Kishës së Satanit në Twitter të ketë falënderuar aktorin, pasi sundimtarin e saj e konsideron si "një simbol të krenarisë, lirisë dhe individualizmit".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat