Maya rrëfen arsyen e hidhur përse nuk e tregoi shtatzaninë

Mediale Vip

Maya rrëfen arsyen e hidhur përse nuk e tregoi shtatzaninë

Më: 11 janar 2019 Në ora: 19:41
Maya

Në kohërat moderne, bestytnitë duken mjaft të vjetëruara, por askush nga njerëzit e ditëve tona që i sheh ato me këto sy, nuk e shpjegon dot përse disa gjëra ndodhin në një mënyrë të cilën logjika, nuk e pranon dot! Ajo që i ka ndodhur Maya-s është një prej tyre.

Këngëtarja aq e dashur për publikun rrëfeu se kishte një arsye të fortë vetjake për ta mbajtur të fshehtë shtatzaninë: herë të tjera, e kishte treguar që në fillim, dhe e kishte humbur fëmijën! Bindjet popullorë janë që kjo, nuk duhet treguar të paktën deri në muajin e tretë.

“Kam qenë shumë supersticioze, sepse nuk ka qenë pa sakrificë për të arritur deri këtu dhe doja të mos bija shumë në sy sepse doja të isha e sigurt”,- është shprehur tek “ Rudina“ Maya, që këtë vit u bë nënë për herë të parë!! Ndërkohë, shpjegon kuptimin e emrit të djalit, Jonas, që ka në përbërje sic thotë ajo emrin “ Jon“ dhe ndërkohë në Gjermani, është shumë në modë, ndërsa emri shkonte me portrerin e djalit, me sy bojëqielli!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat