Albërie Hadërgjonaj: Po mori pjesë Aurela Gaçe, harroje që e fiton Këngën Magjike

Mediale Vip

Albërie Hadërgjonaj: Po mori pjesë Aurela Gaçe, harroje që e fiton Këngën Magjike

Më: 13 janar 2019 Në ora: 08:57
Albërie Hadërgjonaj deh Aurela Gaçe

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Albërie Hadërgjonaj ishte e ftuar në emisionin "Oxygen" ku gjatë intervistës është shprehur se nuk merr më pjesë në "Kënga Magjike", pasi sipas saj pikët maksimale jepen mes miqsh.

"Unë nuk kam shkuar më në Kënga Magjike sepse pa fyer asnjë këngëtar, Aurela Gaçe shkon dhe i merr 5 këngëtarë me vete që këndojnë tek lokali i saj, 4-5 shokë, edhe pak respekti dhe fiton. Flori Mumajesi ka konkurrentë 5-6 këngëtarë që i kompozon këngët dhe fiton, normal si do fitoj unë? Është mes miqsh.

Nuk ka asgjë të keqe se unë ata i kam miq dhe i dua shumë, por dua të them që nëse Aurela Gaçe është në Këngën Magjike, s'kam ça kërkoj unë. Jo se ajo ka këngën më të mirë, por i ka 5 këngëtarë të vetët. Normal që është artiste e jashtëzakonshme.

Edhe Flori sivjet kishte 5-6 kompozime të vetat dhe të gjithë ata i japin pikët maksimale. Unë si artiste, s'mund t'i them dikujt: A do më votosh ti? Është skandal. Unë s'kam frikë askënd. Kush këngëtarë do të vijë, të përballet, me zë, me këngë, me të folur, me të veshur, me shkrim, me lexim, me ça të duan, nuk frikësohem", u shpreh Albërie.

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat