Sinan Vllasaliu kujton në përvjetorin e 13 të vdekjes Ibrahim Rugovën

Mediale Vip

Sinan Vllasaliu kujton në përvjetorin e 13 të vdekjes Ibrahim Rugovën

Më: 21 janar 2019 Në ora: 10:12
Sinan Vllasaliu

Sinan Vllasaliu është një ndër këngëtarët më të mirë shqiptar në estradën tonë.

Këngëtari kohët e fundit është mjaft aktiv në rrjetet sociale duke sjell video dhe imazhe të ndryshme.

E me rastin e 13 vjetorit të vdekjes së presidentit, Ibrahim Rugova, artisti nuk ka harruar ta kujtoj në këtë ditë.

Image

Ai e ka kujtuar të ndjerin përmes një fotografie të publikuar në llogarinë personale në Instagram teksa ka rikujtuar fjalët e presidentit të parë pas lufte të Kosovës.

“Vizioni im është ta kemi një Kosovë të pavarur, demokratike, me shoqëri politike tolerante dhe me ekonomi solide, e integruar në Bashkimin Evropian, NATO dhe të vazhdojmë raportet e mira me SHBA-të”, shkruan mbi imazhin të cilin artisti e publikoi.

Kujtojmë se ka ndërruar jetë më 21 janar të vitit 2006 në moshën 62-vjeçare dhe është varrosur në Prishtinë.

Ndryshe, Vllasaliu është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat