Prisni pak! Meghan paska një llogari sekrete në Instagram?!

Mediale Vip

Prisni pak! Meghan paska një llogari sekrete në Instagram?!

Më: 22 janar 2019 Në ora: 16:57
Meghan Markle

Me siguri do të përgjigjeshit “JO” sepse edhe protokolli i familjes mbretërore e ndalon përdorimin e rrjeteve sociale.

Por mesa duket, për Meghan ka qenë e vështirë të mësohet me këtë ide sepse siç të gjithë e dimë ajo përpara se të martohej me Princ Harry-n përdorte Instagramin dhe kishte një llogari të sajën aty.

Por burime të Daily Mail pohojnë se Meghan ka një llogari sekrete në rrjetin social, që e përdor për të ndjekur miqtë e saj më të mirë. Mediat sociale mesa duket janë një vend toksik, nga i cili dukesha e ka të pamundur të heqë dorë dhe për këtë shkak ka zgjehdur që të jetë pjesë e tyre me llogari sekrete.

Në fakt në fund të muajit dhjetor, llogaria e vjetër e Meghan Markle me plot 3 milionë ndjekës u aktivizua në mënyrë të çuditshme në Instagram, dhe kjo ngjan vërtet një koincidencë, shkruan Cosmopolitan.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat