Rikthehet ‘TNT’, por tani me një vokalist të ri

Mediale Vip

Rikthehet ‘TNT’, por tani me një vokalist të ri

Më: 22 janar 2019 Në ora: 22:19
Bekim Hallaqi – Belle

Grupi legjendar “TNT” i kthehet skenës muzikore me solist të ri. Është Bekim Hallaqi – Belle, i cili nga tani do jetë vokalist i grupit.

Dakordimi është arritur pas bisedave mes tij dhe anëtarëve instrumentist të grupit të cilët me vite e kanë përfaqësuar atë.

Emri i madh dhe historia e pasur krijuese e “TNT” duket ta ketë joshur Bellen që ta vazhdojë rrugëtimin muzikor si pjesë e rëndësishme e “TNT”.

Në një prononcim ekskluziv për mediat vendore, Belle konfirmoi se do jetë vokalisti i grupit dhe tregoi se “TNT” rikthehet me një imazh modern, si në aspektin e audio e video produksionit ashtu edhe në aspektin estetik.

“TNT” është nga grupet e para në Kosovë e që kanë krijuar një mori hitesh të mëdha, si: “Moj biondinë”, “200 ditë”, “E mallkoj atë ditë” e plot të tjera, të interpretuara nga Ferki Shala.

Grupi synon të bëjë më të mirën për të sjellë këngë sa më të bukura përmes zërit të bukur dhe karakteristik të Belles. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat