Vesa Luma pas tretmanëve estetike: Po dukem dhjetë vjet më e re

Mediale Vip

Vesa Luma pas tretmanëve estetike: Po dukem dhjetë vjet më e re

Më: 25 janar 2019 Në ora: 10:47
Vesa Luma

Vesa Luma ka kohë që është zhvendosur për të jetuar në Zelandë të Re.

Këngëtarja shqiptare është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell shumë shpejt para fansave.

Por, duket se biondina është dashur të intervenoj paksa në fytyrë për të rigjeneruar lëkurën e saj.

Në fakt, ajo ka bërë të ditur përmes llogarisë personale në Instagram se pas tretmanëve estetike është rinuar për dhjetë vjet.

“Kjo fytyra ime pa filter, ky rigjenerim që as vet nuk e kam besuar që mund të vij deri në këtë dite vjen si rezultat i tretmanëve me teknologjinë më të re të estetikës. Të falënderoj doktor që më ktheve 10 vjet më të re në mënyrën më natyrale të mundshme”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.

Vesa ka treguar në një intervistë ekskluzive për Telegrafin arsyet se pse çifti zgjodhën Zelandën e Re për të jetuar.

“Edhe unë edhe Geri (Big Basta), jemi persona që kërkojmë shumë nga vetja, dhe me që ajo pjesë e botës na ka pëlqyer gjithmonë, e filluam nga atje (fundi ose fillimi i botës)”, kishte thënë Luma. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat