Eneda Tarifa, prezantuese e “Top Talent 2”

Mediale Vip

Eneda Tarifa, prezantuese e “Top Talent 2”

Më: 25 janar 2019 Në ora: 20:36
Eneda Tarifa

Sezoni i dytë i talent show-t “Top Talent” do të vijë me shumë supriza dhe me një koncept të ri. Në emsionin Voilà, i cili ka nisur në kanalin e YouTube të Top Channel, është zbuluar cila do të jetë prezantuesja e këtij spektakli.

Top Channel ia ka besuar Eneda Tarifës prezantimin e showt. Eneda ka qëne prezantuese e “Portokalli” në disa vite, është një artiste e kompletuar dhe një figurë shumë e dashur për publikun.

Në “Top Talent” do të shohim  Enedën në një dimension tjetër dhe shumë afër secilit prej konkurentëve që do të jenë pjesë e showt.

Spektakël, emocione, sfida, pasion, reality, sjell edicioni i dytë i “Top Talent”.

Eneda mësohet se ka nisur prej disa javësh punën me stafin realizues.

Aplikimet për talent shown kanë nisur, dhe do të jenë të hapura deri në datë 20 shkurt. Këte sezon përveç kategorive prezantues dhe gazetarë, është shtuar dhe kategoria interpretues në zhanra të ndryshëm. Nëse keni një talent të veçantë mund të jeni pjesë e këtij spektakli, ku fituesit do të përfitojnë një vlerë monetare si dhe disa prej tyre do të kene mundësi të jenë pjesë e Top Channel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat